Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Lushnja, ministri i Brendshëm, Saimir Tahir i ka kthyer përgjigje opozitës në lidhje me akuzat për acionët e drogës. Tahiri tha se u vërtetua që akuzat e opozitës janë gënjeshtra. Ai deklaroi se sa herë që policia e shtetit korr një rezultat, ka një akuzë nga SHQUP-i.
Tahiri: Unë i dëgjova akuzat dhe është radha e shumë kur mundësia për të folur në publik shërben si një mekanizëm për të gënjyer publikun. Sqarimi përkatës u bë dhe institucionet shtetërore e bënë shumë të qartë të vërtetën institucionale dhe të vërtetën e vetme, lidhur me të ashtuquajturën fluturim avionësh apo ulje avionësh droge. Por ju të vërtetën e shikoni mjaft qartë. Ne punojmë ata gënjejn. Ne mundohemi t?i shërbejmë sa më mirë qytetarëve ata hedhin baltë mbi Policinë e Shtetit. Policia korr rezultate të cilat konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur, ata hedhin akoma më shumë akuza ndaj Policisë së Shtetit. Ne mundohemi të bëjmë gjithçka është e mundur që qytetarët bashkë me Policinë të garantojnë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejt, ata sulmojnë vazhdimisht Policinë. Është kjo arsyeja pse pas çdo rezultati të Policisë të Shtetit ka një akuzë nga SHQUP-i. Kjo ne nuk na dekurajon, kjo vetëm na jep mundësinë për të konfirmuar që jemi në rrugën e duhur nga njëra anë dhe nga ana tjetër, besoj unë, i qartëson qytetarët se në cilën derexhe ishim deri në 2013, cila është rruga që po ndjekin nga 2013 e këtej, cilat janë arritjet tona, të cilat pavarësisht se nuk janë të mjaftueshme edhe për ne, janë nxitëse për rrugën që kemi nisur dhe drejtimin që kemi marrë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/akzuat-e-...