Report TV - Droga shkak i vrasjes së Elton Çiçës, identifikohen dy autorët

2016-05-24 1

23 ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetit ku u vra Elton Çiça në lokal 'De Niro' në bllok, Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ka identifikuar 2 autorët
e ekzekutimit të 31-vjeçarit.

Për identifikim e vendndodhjes dhe arrestimit të tyre policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve kundrejt një shpërblimi 500 mijë lekë duke vënë në dispozicion dhe siguruar anonimatin numrin 0694110299

?Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetarët që kanë informacion mund të telefonojnë në numrin 0694110299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.?- thuhet në deklaratën e policisë.

Free Traffic Exchange