Operacioni i koduar me emrin ?Riccio? dhe urdhër arrestet nisën të ekzekutoheshin në orën 4 të mëngjesit, kur policia e Tiranës, ia behu në banesat e disa prej të arrestuarve, duke arrestuar gjashtë persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Në Durrës, u arrestuan tre persona dhe u ekzekutuan 3 urdhër arreste ndaj tre personave, ndërsa një tjetër po ashtu u shpall në kërkim. Urdhër arrestet e tjerë, sipas policisë, u ekzekutuan nga drejtoria e Policisë Vendore të Elbasanit, në Gramsh dhe në Elbasan, nga Policia e Fierit, dhe e Kavajës.
Të gjithë personat e arrestuar sipas Policisë së Shtetit, dyshohet janë arrestuar me qëllim ekstradimin e tyre në drejtim të Italisë. Për të gjithë të arrestuarit dhe personat në kërkim, Gjykata e Anti-mafias së Milanos ka nxjerrë vendimet e arrestit për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe krijim të organizatës kriminale.
Ndërkaq vitin e kaluar policia italiane në Milano, kishte arrestuar gjatë të njëjtit operacion të koduar ?Riccio? edhe një numër të madh personash të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.