Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit të zyrtartëve do të sjellë surpriza për adminsitratën por edhe drejtuesit vendor apo pushtetarët në vend. Njëri nga hartuesit e ligjit të dekriminalzimit deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat shprehet se për implementimin e ligjit, faza më e rëndësishme është ajo e verifikimit të vetë deklarimeve, ku paralajmëroi rezultate të paparashikuara. Bylykbashi u kujdes të përdorë disa herë shprehjen e kryeminsitrit, "nuk keni parë gjë akoma"
"X apo Y deputet apo zyrtarë tjetër si ai 'Eskobari Sarandës' kanë zullume në kurriz qe i kanë bërë e i kanë fshehur e si kanë deklaruar, kjo përbën krim.. Mekanizmi do të përfshijë tani procesin e verifikimit, sapo ka filluar dhe të gjithë këto skelete që kanë fshehur këto do të dalin"-tha Bylykbashi