Report TV - Abuzoi me fondet publike, në kërkim ish kreu i bashkisë Kukës

2016-05-24 3

Prokuroria e Kukësit, ka prerë urdhër-arrest për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ndëkrohë që e ka shpallur në këkrim atë.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për emdiat, prokuroria bën të ditur se ai akuzohet për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.

Sakaq, me urdhër të prokurorisë, janë arrestuar edhe 3 zyrtarë të tjerë të cilët janë: Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës, Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës.

Zyratët akuzohen se paratë që duhet të përdoreshin për pagesat e sigurimeve shoqësore e shëndetësore janë përdorur për të sponsorizuar Futboll Klub Kukësin.

Free Traffic Exchange