Meta optimist për reformën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehur bindjen e tij para kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, se reforma në sistemin e drejtësisë shqiptare do të miratohet shumë shpejt në Parlament.?Aktualisht po punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-të, për të reformuar të gjithë sistemin tonë të drejtësisë. Në sajë të Komisionit të Venecias dhe asistencës teknike të misionit të BE-së, EURALIUS dhe Misionit të SHBA-ve OPDAT, jemi në fazën përfundimtare të dakordësimit për draftin përfundimtar të së ashtuquajturës ?Reforma e Drejtësisë?, që shpresojmë se do të miratohet në Parlament në javët e ardhshme, përmes një konsensusi të gjerë mes partive.?Duke folur gjatë sesionit të dytë të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Unionit në Luksemburg, Meta vuri theksin tek rëndësia e procesit të zgjerimit.?Pavarësisht lodhjes së zgjerimit, gjë që e kuptojmë shumë mirë, Bashkimi Europian nuk duhet ta braktisë procesin e tij të zgjerimit, ndërkohë që disa vende anëtare të BE-së nuk duhet të braktisin vlerat që i bashkuan fillimisht, të cilat ne, si vende kandidate, na mbajnë ende të angazhuara në mënyrë aktive në rrugëtimin tonë europian. Ky proces duhet realizuar përmes një sistemi të bazuar tek meritat.?Kreu i Parlamentit shqiptar shprehu bindjen se Europa do të mund t?i përgjigjet të gjitha sfidave të ekonomisë dhe sigurisë si një e tërë.- See more at: http://vizionplus.al/meta-optimist-per-reformen/#sthash.bFiJSu9V.dpuf