Report TV - Avionët e drogës në Seman, Tahiri: PD hedh baltë mbi Policinë e Shtetit

2016-05-24 2

Nga qyteti i Lushnjës, ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e Komisariatit të këtij qyteti, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës se në plazhin e Semanit janë parë avionë sportiv që kryejnë trafik droge.

Ministri deklaroi se dashakeqësit vijojnë të hedhin baltë mbi policinë, ndërkohë që mundësinë për të folur në publik opozita e shfrytëzon si një mekanizëm për të gënjyer publikun.

Ministri më tej u shpreh se pas çdo rezultati të Policisë të Shtetit ka një akuzë nga SHQUP-i. Dhe kjo sipas Tahirit është një konfirmim që policia e shtetit është në rrugën e duhur.