Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos të ndryshojë një pjesë nga taksat dhe tarifat në kryeqytet. Është përcaktuar taksa e re për kryerjen e punimeve, e cila do të jetë 10 lekë/m2, si dhe është vendosur tarifa që do paguhet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Është përcaktuar edhe mënyra se si do paguhet taksa për legalizimin e banesave.
Gjithashtu bashkia ka vendsour se cilat do të jenë kategoritë që nuk do të paguajnë taksën për infrastrukturën arsimore prej 4 mijë lekë si dhe ata që nuk do paguajnë tarifën e pastrimit, ku përfshihet pensionistët dhe disa kategori të tjera në nevojë.