Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka shpjegon arsyen sepse kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika nuk informoi kryeministrin Edi Rama për skandalin e përgjimeve. Ish ministri i Brendshëm tha tek "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, se SHISH nuk mund të njoftonte qeverinë për një shkelje ligjore ku ishte i përfshirë direkt ekzekutivi.
"Kreu i SHISH nuk mund të informonte Kryeministrin për pajisjen e përgjimeve, por ai ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm", tha Noka.
Sipas Nokës, Presidenti e ka thirrur kreun e SHISH pas informacioneve që ka marrë për këtë skandal.
Deputeti demokrat thotë se për këtë skandal, që për të cilin është cenuar Siguria Kombëtare, duhet të ishin prapa hekurave përgjegjësit e një veprimi të tillë.
Noka tha gjithashtu se Prokuroria është penguar ne hetim sa kohë nuk i është vënë në dispozicion pajisja e përgjimit.