Report TV - "Drejtësia", mbyllet diskutimi Xhafaj: PD të tërheqë draftin

2016-05-23 1

Është mbyllur diskutimi nen për nen i draftit të ekspertëve të reformës në drejtësi. Në përfundim të mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar, bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh se opozita propozon një sistem efikas dhe të thjeshtë.

Palët kanë ndarë qëndrime të përbashkëta sa i takon procesit të "Vetting"-ut, ose kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

"U mbyll faza e diskutimit nen për nen për reformën në drejtësi. Jemi të hapur të gjejmë një zgjidhje që t'i shërbejë shqiptarëve për 10-vjeçarë", u shpreh Bylykbashi.

Ai theksoi theksoi se shumica vazhdon të insistojë për kapjen politike të sistemit.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke komentuar paketën e propozimeve të PD, u shpreh se demokratët duhet të reflektojnë mbi draftin e ekspertëve.

"Ajo që diskutuam sot është kontribut tre palësh. Në këtë proces kërkohet paanshmëri dhe objektivitet. Ne thërritëm në ndihmë për të reflektuar në opinionin final ekspertizën ndërkombëtare OPDAT e EURALIUS, ata na sollën një projekt të cilin ne po e diskutojmë teknikisht. Deklaruam që ky kapitull është hartuar erdhe me kontributin e agjencive përkatëse në Uashington e Bruksel. Pra, që s'ka marrë thjesht ekspertizën e Venecias, por ka marrë edhe ekspertizën e agjencive në Uashington e Bruksel. Ato që lexoi PD janë prememorie politike. Shpresoj të reflektojnë mbi ekspertizën e EURALIUS e OPDAT", tha Xhafaj.

Ai theksoi se pas shqyrtimit nen për nen të draftit, diskutimi do të nisë në nivel politik për të zgjidhur çështjet që ndajnë palët.

"Deputetët janë njerëz të politikës dhe aty diskutohet edhe politikisht. Ka një çështje mirëfilli politik siç është ajo për reformatimin e institucioneve. Venecia ka lënë vetëm një çështje që duhet të diskutohet politikisht, që është çështja e shumicave të cilësuara, si do të zgjidhen KLGJ, KLP dhe institucionet e tjera, duke i konsideruar të gjitha çështjet e tjera, teknike, për të cilat është dhënë përgjigje nga Venecia. Çështjet e tjera janë teknike", tha Xhafaj.

12:00 Zv/ambasadori Amerikan, Vlahutin dhe eskeprtët e EURALIUS e OPDAT takojnë Fatmir Xhafajn
Zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Munuz, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ekspertët e EURALIUS e OPDAT kanë takuar sot kreun e komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj.

Takimi vjen vetë një orë përpara mblehdjes së këtij komisioni që do të shqyrtojë kapitullin e fundit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo pritet të jetë dhe mbledhja e fundit kur palët diskutojnë nen për nene për këto ndryshime në reformën në drejtësi.

Takimi mes tij dhe Xhafës është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen vetëm një orë përpara takimit që do të mbahet në këtë komision ku pritet që të miratohet kapitulli i fundit i kësaj reforme.

Free Traffic Exchange