Report TV - Keshilli Bashkia, debate mes Dalipit e Topollajt

2016-05-23 0

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar edhe me tensione mes kundërshtarëve. Përfaqësuesit e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shprehën shqetësimin për mosmbledhjen e këshillit sipas ligjit. "Ne e kemi detyrim të mblidhemi një herë në muaj. Nuk po mblidhemi. Jemi në kushtet e shpërndarjes njësoj si Shukriu i Peshkopisë, njësoj si Koço Kokëdhima apo kryetari i Bashkisë", u shpreh këshilltari i PD, Fabian Topollaj.

Ndërsa kreu i këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi tha se gjuha e përdorur është fyerje për të gjithë këshilltarët. "Në qoftë se krahason këtë këshill me personazhe të tillë është turp dhe faqe e zezë për ty. Ti e fyeve këtë këshillë dhe ke fyer të gjithë këshilltarët duket e krahasuar me një person të pistë. Kërkoju ndjesë këshilltarëve me atë që the", tha Dalipi.