Menaxhimi buxhetor, Qeveria detyrohet me ligj që të ulë nivelin e borxhit- Ora News

2016-05-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria tashmë është e detyruar me ligj që të ulë borxhin publik deri ne nivelin 40% nga 69.2% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar që është aktualisht. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim edhe me votat e opozitës, ndryshime thelbësore në një prej ligjeve më të rëndësishme të financave publike, atë të menaxhimit të sistemit buxhetor.Gjithashtu në ligj përcaktohet se nuk do të lejohet shpenzimi paraprak i parave nga buxheti.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin e menaxhimit të buxhetit i cili vendos për herë të parë kufizimi të nivelit të borxhit dhe detyrimin për ulje të tij deri në arritjen e objektivit prej 40 % nga 69.2% që vlerësohet aktualisht.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se me këtë ligj tashmë Qeveria është e detyruar që të ulë nivelin e borxhit publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/menaxhimi-buxhetor-qeveria-detyrohet-me-ligj-qe-te-ule-nivelin-e-borxhit/

Free Traffic Exchange