Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë se 2 muaj, Ora News nëpërmjet vëzhgimeve dhe denoncimeve të qytetarëve ka bërë publike probleme të sigurisë ushqimore dhe tregëtimit në kushte rruge. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka heshtur përballë këtyre skandaleve dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi institucionale përballë shqetësimeve të ngritura në vijimësi nga konsumatorët. Vëzhgimi i realizuar edhe ditën e sotme, tregon se inspektimet mungojnë dhe se subjektet e palicensuar tregëtojnë pa plotësuar asnjë kusht higjeno-sanitar.
Qytetari: Është gjynah të blesh në këto kushte, është burim sëmundjesh.
Qytetarja: Është e pakontrolluar.
Qytetari: Të ketë kontroll cilësie për këtë produkt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/situata-e-tregtimit-problematike-ne-gjithe-vendin-aku-asnje-pergjegjesi-institucionale/