Ligji i spiunëve miratohet tek “Ligjet”, në shtet zbatohet nga 1 tetori- Ora News

2016-05-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ligjeve ka dërguar për votim në seancë plenare ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar, qoftë në shtet apo privat. Komisioni ka votuar edhe projektligjin e sjellë nga Qeveria për të mos lejuar edhe për 5 vjet të tjera gjuetinë në vend.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm një votë abstenim të deputetit Arben Ristani projektligjin për sinjalizuetit, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet apo privat.
Ligji, u rishikua edhe nga ekspertë të BE dhe do të zbatohet në zyrat shtetërore nga 1 tetori i këtij vitit dhe në bizneset private nga korriku i vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-spiuneve-miratohet-tek-ligjet-ne-shtet-zbatohet-nga-1-tetori/

Free Traffic Exchange