http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka rikthyer akuzat se trafiku i drogës po behet me avionë, duke theksuar se policia po mbron ketë trafik. Akuza e forte është artikuluar nga nënkryetari demokrat i Komisionit te Sigurisë Flamur Noka, i cili iu është referuar qytetarëve te Fierit, te cilët sipas tij kanë denoncuar uljen dhe ngritjen e avionëve të vegjël në Plazhin e Semanit.?Denoncimi është bërë me foto dhe të gjitha dëshmitë janë, se kemi të bëjmë me avionë tipikë të transportit të drogës. Edhe më të besueshme e ka bërë këtë ngjarje policia, e cila paska reaguar e paska thënë se trupat e armatosura gjenden aty për të mbrojtur pyjet. E vërteta është se policia gjendet aty me urdhër të Saimir Tahirit për të mbrojtur trafikun e drogës?.Sipas Nokes trafiku i lendeve narkotike është nje fenomen qe është shtrire ne te gjithë Shqipërinë.?Mbulimi i vendit me kanabis, bandat, trupat e armatosura në ara që ruajnë, avionët transportues, shefat e policisë që japin garanci e siguri, janë e gjitha pjesë e biznesit qeveritar të drogës.Një biznes që sjell fitime marramendësi për Ramën, Tahirin e bandat e tyre, por që rrënon vendin?.Noka ka theksuar se per ketë arsye kryeministri Rama nuk përgjigjet pas letrës zyrtare që ai vete i ka nisur, duke i kërkuar fotografimin e territorit për te verifikuar mbjelljen e kanabisit ne Shqipëri.- See more at: http://vizionplus.al/pd-rikthehet-trafiku-me-avione/#sthash.9aY0Sne5.dpuf