http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë qeveria po i vendos vetes, por edhe mazhorancave të tjera që do të vijnë në pushtet, rregulla strikte në buxhet. Një nga ndryshimet e ligjit organik të buxhetit është fakti që Ministria e Financave, ka për detyrë që në planin vjetor të ulë borxhin publik dhe të mos e rritë atë, deri sa ta çojë në nivelin 40% të PBB-së. Po kështu, nuk lejohet që asnjë qeveri, e majtë apo e djathtë, të shpenzojë nga buxheti i shtetit paratë e muajve të tjerë, siç ka ndodhur rëndom gjatë viteve elektorale. Por opozita më shumë se për nivelin e borxhit ka qenë e shqetësuar për faktin se ku po shkojnë paratë e buxhetit të shtetit. Sherfedin Shehu akuzoi qeverinë se shumicën e parave po i përdor për makina dhe mobilime zyrash. Afro 10% e shpenzimeve kapitale të buxhetit të 2016-ës shkonin për studime projektesh. - See more at: http://vizionplus.al/rregulla-per-buxhetin-dhe-borxhin/#sthash.cHjj8qBS.dpuf