Elbasan, qytetarët: Në rrugët dytësore nuk investohet, Sejdini: Do t’i rilindim

2016-05-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Elbasanit ngrenë shqetësim për rrugët dytësore, ku ata banojnë, ku nuk ndërhyhet prej vitesh. Banorët e lagjeve të vjetra të Elbasnait thonë se prej shumë vitesh, rrugët nuk kanë njohur asnjë investim, duke i bërë thuajse të pakalueshme nga gropat dhe balta në dimër, dhe pluhuri në stinën e nxehtë.
Ne nje intervistë per Ora News kryetari i bashkisë së Elbasnait, Qazim Sejdini thotë se do të këtë një rilindje të dytë të qyteteve, sic e cilësoi ai fondin 4 mln euro të qeverisë për rikonstruksionin e 18 rrugëve dytësore.
Sejdini: Kemi 18 rrugë dytësore, jemi në proces tenderimi për rrugën ?Qamil Guranjaku?, të 18 rrugët të cilat kanë kaluar në këshillin bashkiak dhe brenda vitit do të mbarojnë rrugët e arrive në të gjithë Njësitë Administrative.
Me ndarjen e re territoriale, bashkia e Elbasanit është ndër njësitë me sipërfaqe më të mëdha në vend.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-qytetaret-ne-rruget-dytesore-nuk-investohet-sejdini-do-ti-rilindim/