Report TV - Fotografi i njohur kinez ekspozitë në Tiranë dëshmon historinë me foto

2016-05-23 0

Zeng Yi, ky fotograf mjaft i njohur në të gjithë botën, ka çelur ekspozita kudo: në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Qipro, Korenë e Jugut, Tajvan etj. Por këtë herë stacioni i tij është Tirana dhe Muzeu Historik Kombëtar. Artist i njohur kinez hapi një ekspozitë personale, duke u mbështetur nga Muzeu Historik Kombëtar, Bashkia e Tiranës, Bashkia Pietrasanta në Itali dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës. Në ceremoninë e përurimit të kësaj ekspozite merrnin pjesë personalitete të kulturës shqiptare, piktorë e fotografë.

Gjatë fjalës së tij në hapjen së kësaj ekspozite, drejtori i Muzet Historik Kombëtar, z.Melsi Labi pasi e cilësoi si një reflektim mbi të shkuarën dhe të ardhmen, tha: ?Ekspozita ?Homeland? vjen në kryeqytetin shqiptar, pasi vetë autori i saj mbart nga karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme dhe një numër të konsiderueshëm çmimesh vendore e ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, vetë Tirana kthehet në një pikë kureshtje, pasi një fotograf si Zeng Yi tërheq vëmendjen e botës kulturore dhe të mediave kudo që ai hap një ekspozitë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të pasur, Zeng Yi i është dashur të përballojë dhe disa pozicione drejtuese administrative, drejtor e president shoqate, por ajo që vërtet të magjeps nga ky njeri ka të bëjë me dimensionin real të fotografisë së tij.

Zeng është nga ata fotografë që fokusin e objektivit e ka drejtuar tek ngjarjet që lenë shenjë të pashlyeshme në historinë e një vendi. Në këtë mënyrë ai kërkon të paraqesë një imazh autentik të popullit kinez. Për këtë ai përdor më pak ngjyrat dhe më shumë sfondin bardhë e zi. Një mision të tillë ai jo vetëm e ka marrë me shumë seriozitet, por dhe e bën me një përgjegjësi të madhe.
Tanimë fotografitë e tij përbëjnë një arkivë të çmuar të periudhave kur ai ka dokumentuar. Dhe padyshim ato janë pjesë e historisë?.
Vetë autori i ekspozitës Zeng Yi në falën e tij i mëshoi shumë faktit se bashkëpunimi në vite mes njerëzve të kulturës të të dy vendeve, Kinës dhe Shqipërisë, duhet të vazhdojë të njohë arritje të reja. E në këtë kuadër do të influenconte edhe ekspozita e hapur prej tij në Tiranë.

Nga ana e tij kuratori i projektit z.Alfred Milot Marashi, tha se ishte fat për të që kishte njohur një artist kaq të madh sa Zeng Yi. Ai shtoi se së bashku me drejtorin e Muzeut Kombëtar, z.Melsi Labi kishin ndërmarrë një iniciativë të përbashkët, që ta sillnin fotografin e madh kinez në Tiranë. Dhe një gjë e tillë u bë e mundur.

?Homeland? sjell 40 foto në bardh e zi të jetës së përditshme të të moshuarve dhe njerëzve që jetojnë në provincat kineze. Por duket se fotografia pa ngjyra e Zeng Yi tregon shumë.

Free Traffic Exchange