Report TV - Sistemi gjyqësor i korruptuar SHBA: Po ju ikin investitorët

2016-05-23 0

Bizneset e huaja kanë humbur besimin te sistemi shqiptar i drejtësisë, gjë që jo vetëm mban peng ekonominë, por po sjell edhe largimin e tyre. Alarmi vjen përmes Zëvendës ambasadorit amerikan në Shqipëri, David Muniz.

Gjatë takimit mbi Reformën në Drejtësi në raport me investimet e huaja në Shqipëri, numri dy i Amabasadës Amerikane u shpreh se Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie.

"Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie. Kompanitë janë të gatshme të investojnë diku tjetër pasi nuk kanë besim se do të marrin një gjykim të drejtë me gjyqet shqiptare.

Gjatë një vrojtimi të veçantë për të disatën herë ne kemi dëgjuar se gjyqet në Shqipëri ekzistojnë nëse gjyqtarët janë të korruptuar kjo nënkupton një tjetër sfidë. Shumë prej investitorëve shmangin gjyqet e shpesh herë vetëm pranojnë humbjen dhe largohen .Opsioni i parë është shumë i kushtueshëm po e dyta largimi mund të jetë më keq për Shqipërinë në kohë afatgjatë , pasi dëmton reputacionin e vendit si një destinacion për investim."-tha Muniz

Muniz theksoi në takim se pa një sistem drejtësie Shqipëria do të ketë një sfidë të madhe sa i përket investimeve të huaja dhe në rrugën e saj në rritjen e konomike

"Ky sistem drjetësi i dekurajon investitorët, por duket se qeveria po përpiqet të zgjidhë shumë prej këtyre çështjeve , por vendime duhet të merren shpejt dhe bazuar te ligji.
Janë ndërmarrë masa pavarisht kritikave por këto të fundit janë të nevojshme dhe qeveria vazhdon të ecë përpara jo vetëm për të përmirësuar ekonominë por edhe për të terhequr investorët. Megjithaë reforma në drejtësi mbetet reforma më e rëndësishme në klimën e investimeve të huaja e jo vetem. I bëj thirrje parlamenti të ecë përpara dhe të mbarojë atë çka ka nisur"-theksoi ambasadori

Free Traffic Exchange