Report TV - Lirimi i Zukajt, Manjani: Nuk besoj se është çështje vendore

2016-05-23 0

Një ditë pas lirimit nga burgu i Shënkollit në Lezhë të Shaip Zukajt ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar tre inspektorët e SHKB-së pasi nuk informuan institucionin për lirimin e Zukajt. Shkarkimi detyra i punonjësve Petrit Hysa, Leart Tice dhe Marsida Meqemeja, u bë pasi liruan nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon hetim të thelluar për çështjen e lirimit nga burgu të Shuaip zukajt, i kërkuar nga Kosova për vrasje. ?E kam të vështirë të besoj se bëhet fjalë për një çështje ku janë të përfshirë vetëm zyrtarë lokalë?, tha Manjani duke lënë të kuptohej se në të janë përfshirë zyrtarë nga Tirana.

Sipas ministrit ata ishin duke fjetur kur u lirua Zukaj, ndërkohë që u shpreh mjaft i prerë kur tha se nuk i dridhet dora për shkarkim të personave që shkelin ligjin

?Unë kam marrë dijeni për çështje e Shënkollit që ditën e premte. Unë nuk shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Kjo është arsyeja pse kam mbajtur një qëndrim të tërhequr për këtë çështje., pasi respektoj deri në pikën e funtin kontributin e prokurorisë së Lezhës. Kjo çështje meriton një hetim të plotë, dhe një ndërhyrje serioze. Sa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk më dridhet dora fare, jo vetëm për tre inspektorët e SHKB që kanë qenë në gjumë aty, por edhe gjithë drejtorinë. Pres hetimet e prokurorisë?, tha ministri Manjani.?-tha Ministri

Nderkohë Zukaj është ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika në Tiranë për llogari të një dënimi të dhënë nga gjykata e Lezhës ku ai ishte i përfshirë në një krim.

Pasi ka kryer këtë dënim, Zukaj duhej ekstraduar për llogari të një dënimi në Kosovë, por kjo s'ka ndodhur dhe pak ditë më parë ai është liruar.

Burime për Report TV bënë me dije se për këtë rast është paraqitur dhe një notë proteste nga policia e Kosovës dhe pritet që prokuroria e Lezhës të hedhë dritë mbi këtë rast, ku një i kërkuar lirohet nga burgu.

Palës Kosovare kish paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij dhe ky ekstradim ish miratuar, por kjo vetëm në letra pasi në realitet ndodhi e kundërta.

Të kontaktuar nga Report TV administrate e burgjeve pranoi lirimin e tij pasi mbaroi burgimin, por sipas tyre në dosjen penale të Zhukajt nuk kishte asnjë dënim tjetër asnjë kërkesë ekstradimi apo shënim që pengonte lirimin e tij.