Report TV - PD:Rama s'sjell avionët e monitorimit të drogës,sjell avionët e trafikut të saj

2016-05-23 0

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Flamur Noka në një dalje për mediat, ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se nuk sjell avionët e monitorimit të drogës, por ato që e trafikojnë atë.

Noka ka theksuar se dje qytetarët kanë denoncuar uljen e ngritjen e avionëve në plazhin e Semanit, ku ka shtuar se policia kishte rrethuar zonën për të mbajtur larg dëshmitarët.

Noka ka thënë se Fieri dhe e gjithë Shqipëria është mbuluar nga droga dhe avionët e vegjël që e transportojnë atë.

Ai theksoi se i ka këkruar qeverisë që të monitorojë hapësirën ajrore dhe të bëjë transparente të gjitha konkluzionet.