PAA takon strukturat - Duka në Fier: Diskriminuese çmimi i naftës për fermerët

2016-05-23 0

Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese në Fier.
Gjatë prezantimit të programit të PAA-së, Duka u ndal tek problematikat e zonave rurale, duke e vënë theksin tek subvencionimi i çmimit të naftës për fermërët.
?Ne vazhdojmë të punojmë tokën me naftë me të njëjtin çmim që përdoret në jetën e përditëshme. Pra si ai që ia hedh mercedezit dhe si ai që ia hedh traktorit e kanë naftën me të njëjtin çmim. Kjo është diskriminuese. Natyrisht ne kemi një frymë pozitive sepse mbështetemi në një ideologji, mbështetemi në një doktrinë. Doktrina jonë është ajo që ju thashë, pra që fokusi i Partisë Agrare Ambietaliste është ai që ka qënë gjithmonë, pra mbrojtja e interesave të banorëve të zonave rurale dhe të ambientit.?
Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimn e bujqësisë si edhe ngritjen dhe fuqizimin e forumit rinor dhe të gruas së PAA në Fier. Koordinatori dhe Sekretari i përgjitshëm i PAA ftuan banorët ti bashkohen kauzës ?E ardhmja është në dorën tonë?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/duka-ne-fier-diskriminuese-cmimi-i-naftes-per-fermeret/

Free Traffic Exchange