Deklarata - Manjani flet për lirimin e Shuaip Zukajt dhe paralajmëron shkarkime

2016-05-23 2

Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëron shkarkim nga detyra në burgun e Shën Kollit Lezhë nëse konstatohen shkelje pas lirimit nga qelia të Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës.
Sipas denoncimit në media Zukaj, i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë është liruar nga qelia pa vendim gjykate.
Për këtë Manjani thotë se do të presë rezultatet e hetimit.
Ylli Manjani:?Kam marrë dijeni që ditën premte, por nuk jam këtu që të shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Dua të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur nga prokuroria e Lezhës. Kjo është një çështje që meriton hetim të plotë. Sa i takon pjesës së shkarkimeve as më dridhet dora farë, është minimumi që unë mund të bëj, ti shkarkoj nga puna?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/manjani-flet-per-lirimin-e-shuaip-zukajt-dhe-paralajmeron-shkarkime/

Free Traffic Exchange