Report TV - Tahiri: Beteja jonë më e madhe e shkuara dhe ata që se duan ligjin

2016-05-23 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të kursit Bazë të Patrullës së Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë ku ka thënë se beteja më e madhe e policisë së shtetit mbetet me të shkuarën e cila mundohet që të pengojë reformimin e policisë së shtetit dhe me ata që se duan ligjin.

Tahiri ka shtuar se, ka nga ata njerëz që nuk e duan policinë e shtetit dhe rezultatet e saj, ndërkohë që ligji ka shumë armiq në këtë vend.

?Shkolla nuk do të jetë e lehtë dhe ajo që vjen pas shkollës do jetë akoma më e vështirë. Krimi nuk është vetëm dhe nuk është e vetmja më e keqe. Ligji ka shumë armiq në këtë vend, e drejta po ashtu. Ka nga ata që s?duan rezultatet në polici. Ka nga ata që se duan policinë e shtetit. Beteja jonë më e madhe nuk është me injorancën e paaftësinë, korrupsionin, rezistencën që bën paligjshmëria, beteja jonë më e madhe është me të shkuarën që mundohet të pengojë reformimin e policisë së shtetit? tha Tahiri.

Tahiri ka theksuar se, kursantët, por jo vetëm, duhet që të ruajnë integritetin për të zbatuar sa më korrektësisht ligjin në vend.

Free Traffic Exchange