Sektori i bimëve aromatike kërkon “tolerime” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse është një nga sektorët që ka patur rritjen më të madhe gjatë viteve të fundit, kultivimi i bimëve medicinale është më i veçanti. Mbledhja e këtyre lëndëve bëhet nga njerëz që jetojnë në zonat e thella malore, ata pasi i grumbullojnë këto lëndë dalin për t?i shitur njëherë apo dy brenda një viti. Xhavit Hysenaj ka më shumë se një dekadë që ka hapur një fabrikë për përpunimin e tyre dhe thotë se vlera e këtyre bimëve për t?i paguar një fermeri në shumë raste e kalon limitin e 30 mijë lekëve që ka vendosur Ministria e Financave. E megjithatë, edhe pse është vendosur ky kufi, grumbulluesit e bimëve aromatike medicinale, thonë se kanë gjetur një zgjidhje e cila nuk është shumë ?e drejtë? me shtetin. Ata ndajnë shumën në disa fatura. Xhaviti thotë se shteti duhet t?i kthejë sytë dhe të ndihmojë këtë sektor i cili është një dhuratë e natyrës për Shqipërinë. Vetë Ministria e Bujqësisë ka dashur që lejimi i pagesës në ?cash? për këtë sektor të jetë në kufirin e 100 mijë lekëve, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë limitin deri në 1 mijë euro. Shqipëria mbulon me bimë medicinale 50% të nevojave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ardhurat nga ky sektor kapin vlerën e 24 milion eurove në vit. - See more at: http://vizionplus.al/sektori-i-bimeve-aromatike-kerkon-tolerime/#sthash.wgA6sSL0.dpuf

Free Traffic Exchange