10 ditë pas ngjarjes së bujshme të ??Escobarit?? të drogës Klemend Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe që kërkohet nga autoritet greke, Partia Demokratike vazhdon denoncimet për këtë çështje.
Një një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me Klemend Balilin dhe se e ndihmuan që të arratisej jashtë Shqipërisë.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj:
Sot u bënë 10 ditë nga arratisja e drejtorit rajonal të Edi Ramës, Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Eskobari i Ballkanit, sic e quajti CNN, arriti ti shpëtonte aksionit të organizuar nga disa shtete të Europës përfshirë dhe DEA-n amerikane.
10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin.
Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për t?i shpëtuar drejtësisë.
Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.
Këtë e tregon qartë dhe deklarata e Europol e datës 13 maj, 2016.
Megjithatë, në vend që të mbikqyrte Balilajn, Tahiri mesaduket mbikqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur.