http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike numëron ditët që kur Klemed Balili është arratisur nga vendi, siç pretendon opozita, me ndihmën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtuesi i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, akuzon për lidhje të Balilit me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.?10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin. Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për ti shpëtuar drejtësisë. Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.?Opozita mbështet bindjen e saj në deklaratën e Europol te datës 13 maj.?Megjithatë, në vend që të mbikëqyrte Balilajn, Tahiri mesa duket mbikëqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur. Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit.?Për arrestimin e Klemend Balilit, Policia greke ka shpallur urdhërarrest, dokument që ka mbërritur edhe në zyrat e shtetit shqiptar.- See more at: http://vizionplus.al/pd-balili-10-dite-ne-arrati/#sthash.t36L5PYO.dpuf