ISIS kërcënon me sulme në Ramazan - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-22 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti Islamik kërcënon serish me sulme terroriste Europen dhe SHBA. Zedhenesi i tij Abu Muhammad Al Adnani përmes një mesazhi audio te shpërndarë ne internet u ka bere thirrje ndjekësve te tij te kryejnë sulme gjate muajit te Ramazanit, qe nis ne fillim te qershorit.?Ramazani, muaji i pushtimit dhe Xhihadit. Behuni gati, do te jete nje muaj katastrofash kudo per ata qe nuk besojnë ,veçanërisht per luftëtaret e Kalifatit ne Europe e Amerike. Luftoni, Luftoni.Objekt i sulmeve, sipas mesazhit do te jene civilet dhe ushtaret. Ndonëse autenticiteti i mesazhit nuk eshte vërtetuar, ai besohet te jete i vërtete pasi është përcjelle nga nje faqe qe monitoron aktivitetin e xhihadisteve ne internet. Grupi militant qe kërkon shtrirjen e kalifatit pertej lindjes se mesme ka marre përsipër nje seri sulmesh te përgjakshme, si ato ne France dhe Belgjike. Megjithatë ne mesazh nuk përmendet rrëzimi i avionit te ?EgyptAir?. Qe prej vitit 2014 ISIS po përballet me sulme ajrore te forcave te koalicionit te drejtuar nga SHBA, me mbështetjen e shume vendeve europiane dhe arabe ne Irak e Siri, pasi militantet e tij morën ne kontroll territore te mëdha ne keto vende. Megjithatë, muajt e fundit janë raportuar humbje te mëdha te tij ne terren.- See more at: http://vizionplus.al/isis-kercenon-me-sulme-ne-ramazan/#sthash.RCRWccvr.dpuf