Tokat shtetërore fermerëve, Basha: Anulojmë koncesionet korruptive të Ramës

2016-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeopozitari, Lulzim Basha, u premtoi banorëve të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk në Pogradec, se me të ardhur në pushtet, PD do të anulojë koncesionet korruptive të qeverisë Rama dhe tokat shtetërore do t?u jepen me prioritet fermerëve në përdorim.Basha garantoi se fermerët nuk do kenë nevojë për të pasur NIPT, dhe sigurime për të shitur prodhimet bujqësore. Gjatë qëndrimit në Pogradec, Basha u takua me të rinj të qytetit si edhe më personat e plagosur gjatë shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Beragozhd.
Bujqësia, është një sektor që kryedemokrati, Lulzim Basha, ka deklaruar se do të ketë vëmendje të veçantë për qeverisjen e djathtë dhe në mbështetje të fermerëve kryeopozitari ka paralajmëruar se koncensionet për tokat bujqësore që janë dhënë përmes aferave korruptive, do të anulohen.
Basha zgjodhi fshtratat Zagorçan dhe Baçallëk në Pogradec, për të premtuar se tokat shtetërore do t?u jepen me prioritet fermerëve në përdorim.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-fermereve-do-anulojme-koncesionet-korruptive-do-merrni-tokat-per-perdorim/