Report TV - Sot “Dita pa makina”,Mazniku: Për jetë më sociale për të gjithë

2016-05-22 0

Nënrkyetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku teksa ka folur në sheshin ?Skëndërbej? në Ditën pa makina tha se kjo ditë është për një jetë më sociale, ndërkohë që deri në kthimin e sheshit në një pedonale, çdo e dielë do të jetë e tillë.

Mazniku ka shtuar se, përmes ditës pa makina qyteti i vihet në dispozicion të gjithëve dhe të gjithë çiklistët do të kenë më shumë hapësira për të pedaluar.

?Dita pa makina është për t?i rikthyer qytetin të gjithëve, do të ketë më shumë hapësirë për biçikleta. Dita pa makina është për një jetë më sociale. Së shpejti sheshi Skëndërbej të kthehet në pedonale, por deri atëherë, çdo e dielë do të jetë ditë pa makina. Ftoj qytetarët që të dalin e të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që Bashkia e Tiranës do të organizojë gjatë këtyre ditëve.? tha Mazniku.

Duke u ndalur tek unaza e vogël, Mazniku tha se ka pasur disa probleme, por tashmë ato janë zgjidhur.

?Unaza e vogël ka pasur disa probleme, por çdo gjë tashmë është zgjidhur? përfundoi ai.

Në kuadër të kësaj dite Tirana është zgjuar me më pak zhurmë e tym makinash, kjo falë nismës së Bashkisë së Tiranës, ?Dita pa makina?.

Një ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi çdo qytetar që të bëhet pjesë e kësaj nisme e cila do kthejë kryeqytetin në një atmosferë festive me panairin e turizmit, koncertin e talenteve të ?Tirana Art Fest? apo edhe shumë aktivitete të tjera.

?Ke plane për të dielën? Mos e humb! ?Dita pa Makina me panairin e turizmit, kalërimin me poni, festivalin e balonave, koncert me super talentet e ?Tirana Art Fest?, fusha tenisi, mini basketi, mini futbolli etj. Nga ora 9:00 deri në mbrëmje, në sheshin ?Skenderbej? ec e pedalo?, shkruajti kryebashkiaku Veliaj në rrjetin social ?Facebook?.

Gjatë këtyre ditëve qytetarët do të kenë mundësi jo vetëm të argëtohet më shumë në një mjedis me më pak ndotje nga makinat, por do të mund të edhe të shohin projektin e ri të sheshit ?Skënderbej? nëpërmjet syzeve VR që do të vendosen në dispozicion të tyre.

Free Traffic Exchange