Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Alfred Peza, icili u votua nga 247 anëtarë të Asamblesë Kombëtare si Sekretar për Organizimin Dixhital sqaron për herë të parë përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj strukture.Ai thotë se shtylla të Sekretariatit do jenë të dhënat e partisë, komunikimi i brendshëm i socialistëve dhe komunikimi me mediat. Sekretariati dixhital do të sjellë risi në organizimin e përditshëm të partisë, si për shembull mbledhjet e kryesocialistit me krerët e Bashkive përmes videokonferencës, por do të sjellë edhe më shumë vëmendjen ndaj simpatizantëve, të cilët do të marrin një mesazh urimi të personalizuar në telefonin e tyre nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Alfred Peza, i cili mban mandatin e parë të të zgjedhurit socialist, është ngarkuar nga partia me dy detyra të rëndësishme në kuadër të riorganizmit të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Atij i është besuar detyra e Sekretariatit të Organizimit Dixhital dhe zëdhënësit politik të partisë për mediat.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/organizimi-dixhital-ne-ps-alfred-peza-ja-ku-konsiston-puna-ime-si-sekretar/