Report TV - Dekriminalizimi, ja politikanët që kanë ndryshuar emrat në vite

2016-05-22 10

Publikimi i formularëve të vetëdeklarimit të politikanëve nxori në pah një skemë të re, atë të ndryshimit të emrit, të aplikuar nga shumë politikanë.

Ndër ta spikat i pari kryeministri Edi Rama, i cili deri në vitin 2001, rezulton të këtë mbajtur emrin Edvin, ndërsa më pas e ka ndërruar atë në Edi.

Ky ndryshimi i emrit nuk ka të bëjë me faktin se ai më herët ka pasur problem me ligjin, teksa motivet për këtë vendim duken më shumë estetike.

Kundërshtari I tij politik Lulzim Basha gjithashtu mësohet se ka ndryshuar emrin, teksa nga Lulëzim e ka bërë Lulzim duke i hequr një ë.

Sakaq zyrtari rekordmen për ndryshimin e emrit është mirditori Artur Bardhi, krybashkiaku i Kurbinit, i cili ka pohuar në formularin e vetëdeklarimit se e ka ndërruar plot katër herë emrin e tij. Ai fillimisht është quajtur Gentian Lila, më pas Altin Tanushi dhe në fund Gent Bushi.

Ndërkohë edhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, gjithashtu ka ndërruar gjeneralitetet, teksa më parë mbiemri i tij ka qenë Mehdihoxha.

Robet Bitri deputet i LSI-së në Fier më parë është quajtur, Albert Bitri, ndërsa Nard Ndoka, me herët ka mbajtur emrin Mark Ndoka.

Deputeti socialist i Korçës, Ilir më herët e ka pasur emrin Ilirjan, por ka vendosur ta shkurtojë, ndërsa deputeti i LSI në Vlorë, Shkëlqim Selami më herët mbiemrin e ka pasur Selamini.

Ndërkohë Elvis Roshi kryebashkiaku i parë i Kavajës deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi, sakaq edhe qytetari i parë i Hasit, Adem Lala më herët është quajtur Dem Lala.

Free Traffic Exchange