Report TV - Gjyqtarë dhe deputetë pastrojnë para? ILDKP kërkon dokumentet

2016-05-22 0

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dyshime të forta se disa gjyqtarë, deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit kanë pastruar paratë e korrupsionit, gjatë vitit 2015. Në kuadër të verifikimit të deklaratave të pasurisë, ky institucion ka konstatuar paradokse, parregullsi dhe transaksione të dyshimta, në deklarata vjetore të disa funksionarëve të lartë.

?Shqiptarja.com? mëson se ILDKPKI ka nisur një proces hetimit administrativ ndaj disa subjekteve deklaruese, pas dyshimeve të arsyeshme, për pastrim parash, deklarim të rremë të pasurive, fshehje pasurie si dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas konstatimit të rëndë se rreth 12 zyrtarë posedojnë 40 milionë euro pasuri të pajustifikuara me dokumentacion ligjor, ILDKPKI pritet të suprimojë së sërish me të dhënat të tjera.

Free Traffic Exchange