Report TV - Haxhinasto inspekton aeroportin e Kukësi: 2.5 mln € për funksionim

2016-05-21 1

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka bërë sot një inspektim në Aeroportin e Kukësit, ku deklaroi se ky aeroport ka nevojë për një vlerë prej 2.5 milionë euro investim për të funksionuar.

?Janë të gjitha mundësitë që ky aeroport të nisë fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Po shqyrtohen mundësitë për ta bërë sa më shpejt operacional këtë aeroport dhe ka nevojë për 2.5 milionë euro për vënien në funksion të tij?, shprehet ai.

Gjithashtu, Ministri Edmond Haxinasto, inspektoi edhe punimet për ujësjellësin e Kukësit. Ai tha se punimet kanë hyrë në fazën e dytë dhe se në 5 muaj janë rritur arkëtimet nga 30 në 80 %. Efektet e këtij investime janë mjaft të dukshme theksoi ministrit, duke shtuar se nga 2 orë mesatarisht tashmë qytetarët e Kukësit furnizohen 12 orë me ujë.

Free Traffic Exchange