Sot zgjidhet kryetari i ri i PDIU-së. Dy kandidatët Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni kanë votuar në selinë qëndrore të PDIU-së, të shoqëruar nga deputetët Mesila Doda, Aqif Rakipi e Tahir Muhedini.
Menjëherë pas votimit, Shpëtim Idrizi u shpreh se PDIU ka ambicje të mëdha për të dyfishuar mandatet. Ai theksoi se ky proces tregon demokracinë e brendshme që ndihmon në arritjet e PDIU-së.
?Ne po krijojmë një demokraci të brendshme për herë të parë, duke ju përgjigjur ndarjes së re territoriale. Ne po krijojmë të gjithë infrastrukturën tonë partiake, sepse PDIU me numrin e ri të anëtarësisë sa saj, është një parti e cila ka ambicje të mëdha elektorale, në garën e ardhshme parlamentare, për t?i dyfishuar mandatet tona?, u shpreh Idrizi.
Ndërsa kandidati tjetër për kryetar të PDIU-së, Halil Hyseni tha se kjo parti është e hapur për cilindo.
?E veçanta që unë mund të shtoj është zgjerimi i PDIU-së. Dera e PDIU-së është e hapur për cilindo, jo vetëm për t?u promovuar por edhe për të punuar në të gjitha nivelet e saj?,u shpreh Hyseni.
Procesi i votimit ka nisur pa vonesa dhe do të ndiqet nga komisionet e ngritura, të cilat kanë 3 anëtarë. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit do të nisë numërimi i votave për të shpallur më pas, kryetarin e ri të PDIU-së dhe drejtuesit e rinj në çdo bashki.