http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I befasuar nga numri i larte i zyrtareve, deputeteve dhe kryebashkiakeve te hetuar ose dënuar per vepra te ndryshme penale ministri i Drejtësisë kërkon qe ligji i dekriminalizimit te zbatohet deri ne fund. Pas publikimit te formularëve te vetedeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ylli Manjani ka nje apel te qarte per te gjithë te zgjedhurit qe kane pasur probleme me drejtësinë te kujtdo force politike qofshin. Lidhur me çështjen e Kelmend Balilit i konsideruar si ?Eskobari i Ballkanit? e qe tashme është ne kërkim ndërkombëtar per trafik droge, Manjani garanton se askush nuk do te gëzoje mbrojtje politike. Sa i takon reformës ne drejtësi, ministri ka nje qëndrim ndryshe nga ai i kryeministrit kur vjen fjala tek vonesa ne miratimin e saj. Ai nuk e sheh opozitën si bllokuese te ketij procesi megjithëse se demokratet kane hartuar nje draft te ri. Per Ylli Manjanin marrëdhëniet mes dy partnereve te koalicionit qeverise jane korrekte. Nga pozicioni i nënkryetarit te LSI-se ai shpreh bindjen se do te ketë nje kandidat te përbashkët ne Bashkinë e Dibrës pas shkarkimit te Shukri Xhelilit. Por nga ana tjeter thekson se është ende heret per te dhëne nje përgjigje nëse martesa politike PS-LSI do te vazhdoje edhe ne zgjedhjet e 2017-es. I ftuar ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus, ministri i drejtësisë ka folur edhe per tensionet mes presidentit dhe kryeministrit duke nënvizuar rendësine e rikthimit te normalitetit ne komunikimin institucional.