http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekriminalizimi është konsideruar gjithmonë nga opozita si beteja e saj me e suksesshme e tashme qe rekordet e te zgjedhurve jane bere publike, kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejte kryeministrin Rama si përgjegjës per inkriminimin e shtetit. Lideri i opozitës Basha i ka kthyer përgjigje rivalit politik Rama per numrat qe mungojnë ne listën e personave me rekorde kriminale, duke theksuar se rëndësia e kësaj kauze qëndron tek fenomeni qe duhet luftuar.?Në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që të bënte mea culpa-n që ia kam kërkuar gjithmonë, ose të heshte duke parë të dilte dje nga sita e ligjit produktin e parë të veprës së tij të zezë, Edi Rama u mundua ta fuste këtë debat të madh e pse jo të dhimbshëm në logjikën e një lotarie numrash. A thua se loja e kungulleshkës ka rëndësi dhe jo fenomeni?.Basha ka theksuar se ne ketë faze te pare te procesit janë 3 kryetare bashkie te Partisë Socialiste; Elvis Rroshi, Artur Bushi dhe Artur Bardhi qe do te dorëzojnë detyrën.?Por Treshja Roshi-Bushi-Bardhi u kujton sot, në këtë ditë të së vërtetës gjithë shqiptarëve, kumbarin, promovuesin dhe mbrojtësin e tyre të vendosur Edi Ramën. Ky nuk u mjaftua të sfidonte opozitën e vendit, nuk u mjaftua të më sfidonte mua kur i kërkova moskandidimin e tyre, por sfidoi edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, i cili paralajmëroi si sot një vit më parë, në prag të zgjedhjeve vendore, se kandidimi i tyre, kandididimi i individëve me rekorde të tmerrshme kriminale është një poshtërim për popullin shqiptar. Sot kushdo ka mundësi ta tregojë me gisht e ta thotë me emër dhe mbiemër poshtëruesin, atë që nuk dëgjoi deri në fund, dhe ky quhet Edi Rama?.Basha i është përgjigjur edhe pyetjes se çfarë do te ndodhe me demokratet, te cilët kishin probleme me ligjin, përfshi edhe akuza per shfrytëzim prostitucioni.?Kjo nuk është çështje Partie Socialiste apo Partie Demokratike. Siç e thashë edhe në deklaratën time është një çështje kombëtare. Kështu e kam konceptuar që prej fillimit unë dhe nuk e kam propozuar ligjin për kundërshtarin. Nuk e kam propozuar ligjin për të dëmtuar Edi Ramën, por sepse kam parë një fenomen të madh dhe të zi që dëmtonte vendin, interesin publik dhe politikën. Kur jam informuar se ka patur raste të tilla apo kur ka patur raste që kanë refuzuar kriteret e mia të transparencës, edhe para se të miratohej ligji, siç ishin rasti i Këlcyrës, kam vepruar edhe pse në mes të fushatës elektorale dhe kam tërhequr kandidatin. Ky është një standard që unë e kam vendosur para miratimit të ligjit dhe që me siguri absolute do ta zbatoj tashmë që është një kriter i detyrueshëm ligjor?.Sipas Bashes, emra te tjerë te maxhorances pritet te dalin me rekorde kriminale pas verifikimit e hetimit nga Prokuroria, ndërkohe qe vete Partia Demokratike po shqyrton formularët ne mënyre qe ne rastet kur ekzistojnë dyshime t?i drejtohet Prokurorisë.