Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ai është i detyruar të kthehet në Shqipëri për të kryer dënimin.
Shqipëria i kërkon Britanisë ekstradimin e Saliman Barçit, një qytetar nga Burreli i akuzuar dhe dënuar nga gjykatat shqiptare për 2 vrasje, dhe që prej vitesh jeton në Angli.
Saliman Barçi aktualisht 41 vjeç ka përfituar nënshtetësinë në Britaninë e Madhe, duke u paraqitur si refugjat nga Kosova.
Ky i fundit pretendon se është i pafajshëm dhe përdor të drejtat e njeriut për tiu shmangur ekstradimit në Shqipëri, ku dailymail shkruan se është dënuar me 25 vjet burg për dy vrasje që ka kryer këtu.
Daily Mail ka marrë një prononcim të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë Saliman Barçin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-i-kerkon-britanise-ekstradimin-e-te-denuarit-per-dy-vrasje-nese-nuk-ndodh-zhgenjehemi/