DURRËS- Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë një makinë me 6 të rinj është përplasur me trafikndarësen duke lënë të vdekur 2 persona ndërkohë që 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur e fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur "Unaza e plazhit" në qytetin e Durrësit kur fillimisht makina është përplasur me trafik ndarësen e më pas ka goditur murin e një objekti. Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se kanë humbur jetën Ardian Sallaku 37 vjeç dhe Vito Mehmeti 25 vjeç.
Djemtë ktheheshin nga një lokal nate drejt banesave të tyre kthim që ka rezultuar fatal për 2 të rinjt.
Të plagosurit e tjerë janë:
1.K.K. 19 vjeç, banues në Shkozet;
2.B.D. 29 vjeç, banues në Shkozet;
3.O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet;
4. A.B.25 vjeç, banues në Tiranë.
Djemtë ktheheshin nga një lokal nate me makinën tip ?Peogeot? me targë TR 4863 R, kthim që ka rezultuar fatal për 2 prej tyre njëri prej të cilëve gjeti vdekjen e menjëhershme në vend e tjetri pak minuta më vonë në spital.
Ambulanca ka transportuar të plagosurit në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se shkak i aksidentit ka qenë kombinimi i dy faktorëve, shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.