Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas skandalit në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër, ku janë rezidentë 34 fëmijë të moshës 6-18 vjeç, Ora News ka mundur të sigurojë dy video të xhiruar nga ish-Drejtorja e Qendrës, Albana Llazani.
Burime konfidenciale të Ora News thanë se videot janë bërë nga Llazani dy javët e fundit, pra pas inspektimit të Avokatit të Popullit, i cili ishte në qendër në 16 prill 2016.
Në njërën video shfaqet ish-Drejtorja, aktualisht në postin e psikologes, që i kërkon informacion prindërve të një fëmije 6 vjeç për shenjat e djegies që ka në trup, pasi vajza është marrë në pyetje në Prokurori.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-drejtoresha-e-jetimores-kishte-pergatitur-mbrojtjen-por-mamaja-e-vajzes-se-djegur-e-nxjerr-bllof/