Report TV - Vetëdeklarimi, ja deputetët e kryebashkiakët e dënuar

2016-05-20 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur sot formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Bien në emrat e deputetëve si Arben Ristani, Edi Paloka, Tom Doshi, Mhill Fufi, dhe Armando Prenga ndër deputetët e dënuar për vepra penale. Blendi Klosi dhe Fatmir Mediu janë hetuar për vepra penale, por hetimet janë pushuar.

Ndërkaq nuk rezultojnë të dënuar kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta apo dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

Nga vetëdeklarimet bie në sy që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë. Tom Doshi rezulton i dënuar në vitin 1990 me 1 vit burg. Edi Paloka është dënuar në vitin 2000 me 10 ditë për organizim të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë. Edhe Alban Zeneli, deputet i PD, rezulton i dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Free Traffic Exchange