TIRANE - Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në autostradën Elbasan- Tiranë pranë Mulletit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Dy automjetet e përfshira në aksident janë tip Benz dhe Audi.
Dyshohet se shkak per përpalsjen të këtë qënë shpejtësia dhe rruga e rrëshkitshmë për shkak të rreshjeve të shumta të shiut. Policia vijon hetimet për aksidentin.