Eurodeputeti Eduard Kukan deklaron se sa herë vjen në Shqipëri gjen ndonjë krizë. Në një intervistë për Report TV, ai thekson se nuk mund të japë një përgjigje zyrtare për çështjen e përgjimeve. Bën thirrje që politika të ketë konsensus për përmbushjen reformës në drejtësi.
Përgjimet shkojnë deri në veshin e ndërkombëtarëve. Pavarësisht se mbërritën në Tiranë në kuadër të takimit të radhës së stabilizim-asociimit, politikanët e Tiranës përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk kanë nguruar t?i ankohen eurodeputetëve Kukan dhe Flekeshenj për skandalin e përgjimeve të pauatorizuara.
Në një intervistë për ReportTv Eduard Kukan tregon se ka marrë variantet e të gjitha palëve, por nuk mund të japë ende një opinion të përgjegjshëm.
?Në diskutimet tona në tiranë, folëm për të gjitha çështjet e momentit, të ngritura nga të dyja palët politike. Mblodhëm informacion nga të kampet e përfshira në këtë debat. Ne jemi ne dijeni te situatës së përgjimeve, na iformuan politikanët tuaj dhe morëm diagnozën e plotë nga të gjitha partitë. Por duhet të di më shumë për këtë që të jap një përgjigje zyrtare. Është e vërtëtë që sa herë vij në Shqipëri, ka një krizë. Së bashku me Flakeshtenj kemi negociuar disa herë me politikanët tuaj që të dalin nga kriza. Më pëlqen shumë Tirana, por do të më pëlqente më shumë po të mos isha pjesë e ndonjë negociata për të zgjidhur ndonjë ngërç politik. Politikanët tuaj janë njerëz të rritur dhe duhet të marrin përgjegjësi e vendime për t?ia dalë edhe pa ndërkombëtarët." tha ai.