Azem Kuçana provokon me pikturat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-20 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shenja e raporte grafike qe provokojnë sipërfaqe e forma janë disa themelet e pikturës se Azem Kuçanes ne ekspozitën me te fundit qe ai sjell ne kryeqytet per publikun. Autori ka vendosur ta titulloje ?Ndjesi me ngjyra? ekspozitën qe siç e quan ai është ndërtuar herë nga raporte të kundërta e herë nga balancime kromatike. E ndërtuar, apo e përkufizuar nga linja, telajot e Azem Kuçanes shtegtojnë si refleksion i lidhjes së shpirtërores me realitetin rrethues; lulet, pemët, rrënjët, malet apo njerëzit. Kuratarja e kësaj ekspozite është Suzana Varvarica. Në këto 22 vite eksperiencë, ngjyra në veprat e tij ka qenë gjithmonë një element kryesor, përcaktues, ndaj edhe Kuçana ju fton ne galerinë e tij ne ?Concord Center? per te shijuar kete fundjave art. - See more at: http://vizionplus.al/azem-kucana-provokon-me-pikturat/#sthash.2tqGnndN.dpuf

Free Traffic Exchange