Selia PD - Basha takon dy eurodeputetët: Kjo qeveri është në shtrat me krimin e organizuar

2016-05-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë nisur që në mëngjes herët një takim në selinë e PD-së me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PD.
Në fund të takimit dy eurodeputetët nuk dhanë asnjë deklaratë për median, ndërsa kreu i PD-së tha se me eurodeputetët kishte vënë theksin në zbatimin e ligjit.
Lulzim Basha: ??Problemi nuk janë ligjet, por zbatimi. Kjo qeveri ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe nuk ka vullnet, dhe se është në shtrat me krimin e organizuar. Zbatimi i ligjit është problemi, shteti ligjor i nëpërkëmbur për interesat e oligarkisë. Prandaj kam kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë thirrje për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, reformën zgjedhore dhe reformë në drejtësi që nuk mbron Shullazin e Koçon.
Takimi i eurodeputetëve me kryedemokratin Lulzim Basha vjen në një kohë kur PD ka përgatitur një draft të ri për reformën në drejtësi, i cili sipas mazhorancës synon të prishë konsensusin e arritur dhe të vonojë miratimin e reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-tak...

Free Traffic Exchange