Refuzohen amendamentet e Partisë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo ndryshim i arkitekturës se sistemit te ri te drejtësisë eshte i papranueshëm per maxhorancen. Ne përfundim te raundit te radhës te Komisionit te Posaçëm per kete reforme, Pandeli Majko i ka kërkuar opozitës te tërhiqet nga kërkesa per thjeshtim te institucioneve, duke theksuar se maxhoranca gëzon edhe mbështetjen e ekspertizës ndërkombëtare. Por pavarësisht apelit te shumicës, opozita i qëndron idesë se saj se 4 nga 11 institucionet e reja qe parashikohen ne paketën kushtetuese duhet te hiqen. Shembulli i pare i përplasjes maxhorance-opozite per arkitekturën ka qene Këshilli i Emërimeve. Ne mbledhjen e se premtes jane diskutuar dispozitat kalimtare per çështjen e përfundimit te mandateve, kontrolli i gjyqtareve e prokuroreve, si dhe çështja e Këshillit te Emërimit; por fati i reformës mbetet i paqarte persa kohe qe gjykimet e palëve per arkitekturën jane diametralisht te kundërta. - See more at: http://vizionplus.al/refuzohen-amendamentet-e-partise-demokratike/#sthash.4P89kB6u.dpuf