Report TV - KQZ publikon emrat e zyrtarëve që dorëzuan formularët/ LISTA

2016-05-20 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që e kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk i kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

KQZ ka pranuar kështu kërkesën e Partisë demokratike dhe Shqiptarja.cm e mediave të tjera për bërjen publike të listës së funksionarëve dhe vënien në dispozicion të informacioneve

KQZ, si organi kompetent për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publike, në përfundim të afatit ligjor, konstaton se këtë dokument e kanë dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të 140 deputetët e Kuvendit; të 19 ministrat e qeverisë që nuk janë deputetë, të 61 kryetarët e bashkive, ndërsa sa i takon këshilltarëve, nga 1595 që e kanë detyrim, 1530 prej tyre e kanë dorëzuar, ndërsa mungojnë 65 formularë.

Nga verifikimi i kryer del se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar.atsh