Në ceremoninë e çeljes së panairit "Unë zgjedh arsimin profesional? kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për mungesën e profesionistëve. Rama tha se investitorët kanë listuar si pengesën kryesore pikërisht mungesën e krahut të kualifikuar të punës.
?Përpara disa kohësh kur ne filluam detyrën zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri si pengesat e tyre kryesore. Dhe për surprizën e shumëkujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm të punës dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, sipërmarrësit shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës, pastaj vinin me radhë gjykatat dhe burokracia, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin barrën e taksave. Ishte momenti kur nisëm me shumë bindje atë që kishim përcaktuar në programin tonë, reformën e sistemit arsimor?, deklaroi Rama.