Report TV - Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Prokurorisë për Domart Konjari

2016-05-20 3

Domart Konjari shqiptari që solli përplasjen e ambasadës Franceze me drejtësinë shqiptare fiton një tjetër betejë ligjor me drejtësinë shqiptare dhe mbetet në liri.

Konjari do të qëndrojë i lirë paçka se prokuroria kërkoi rikthimin e tij në burg me argumentat se lënia e tij në liri ndikon në hetimin që po kryhet për llogari të drejtësisë Franceze dhe asaj Shqiptare.

Konjari është një person që për autoritetet Franceze është i lidhur ngushtë me trafikun e drogës në Francë por gjykata shqiptare e la atë me masë sigurie detyrim paraqitje me argumentin se skish mbërritur nga Franca asnjë material apo provë në ngarkim të tij.

Konjari u prangos në Kakavijë teksa tentonte të largohej drejt Greqisë me një pasaportë false por efektet e kësaj mase sigurie u shuan në gjykatën e apelit për krimet e rënda më 14 mars 2015.

Por lirimi i tij u kontestua publikisht dhe nga ministri i drejtësisë Ylli Manjani i cili u shprej se drejtësia shqiptare ska luksi të kundërshtojë vendimet e gjykatave Franceze.

Nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Mece vetë Konjari e ka mohuar akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës ndërsa ka deklaruar se do të respektojë masën detyrim paraqitje sic ka vendosur apeli i krimeve të rënda.

Ndërkohë prokuroria e krimeve të rënda pas vendimit të apelit që riktheu në liri Domart Konjarin ju drejtua gjykatës së lartë, Rekurs i cili sic shihni në këtë faksimile rezulton i mbyllur duke lënë në fuqi vendimin e 14 mars 2016 atë të detyrim paraqitjes.

Konjari njihet si një ndër pjesëtarët e bandës së Rrugës Bardhyl por prej vitesh ai nuk rezulton i proceduar apo ndaluar në territorin shqiptar për ndonjë vepër apo aktivitet kriminal.

Free Traffic Exchange