PS-LSI: Qëndrim unik për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, u ritakuan në rezidencën qeveritari pranë kryesisë së Kuvendit për të diskutuar mbi reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, për rreth 1 orë e 40 minuta biseduan për qëndrimet që duhet të mbajë mazhoranca në raport me ndryshimet kushtetuese. Pas përfundimit të takimit, krerët e dy grupeve parlamentare thanë se mazhoaranca ka një qëndrim të unifikuar mbi nevojën për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi, por edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drejtuesit e të dy grupeve theksuan se gjatë takimit nuk është biseduar për asnjë moment mbi qëndrimin që do të mbajë aleanca PS-LSI për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Dibër. - See more at: http://vizionplus.al/ps-lsi-qendrim-unik-per-drejtesine/#sthash.mPeWssHL.dpuf